Zgjedhjet e pjesshme, analistët: Berisha kërkon konfirmimin, Basha justifikimin e radhës

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 16:34 | Politikë
Zgjedhjet e pjesshme, analistët: Berisha kërkon konfirmimin, Basha

Sali Berisha ka nisur prej kohësh takimet për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku jo vetëm prezanton personalisht kandidatët e koalicionit Shtëpia e Lirisë, por merr pjesë edhe në mbledhjet e shtabeve të tyre elektorale. Ky tur takimesh që u parapri nga 4 muaj foltore mes demokratësh, për analistët Mentor Kikia dhe Lutfi Dervishi, synon të provojë një herë e mirë se kush e ka shumicën në oborrin e të djathtës shqiptare.

“Strategjia e rithemelimit është e qartë, do të tregojë se kush e ka shumicën në PD”, shprehet analisti Mentor Kikia.

“Nuk kanë rëndësi bashkitë, rendësi ka kush është shumica në PD”, thotë Dervishi.

E teksa komisioni i rithemelimit i cilëson lokalet e 6 marsit si një test elektoral, krejt e kundërta ndodh me PD e Bashës që garën në 6 bashkitë pa kryetar e shikon më shumë të karakterit procedurial. Kjo reflektohet edhe në strategjinë e deri më tanishme të fushatës ku prezantimi i kandidatëve nuk po bëhet me prezencën e kryetarit të Partisë. Një injorim i garës, që sipas analistëve synon ta zhveshë atë nga përgjegjësia e një rezultati negativ.

“Dervishi është më tepër shmangie nga një ballafaqim elektoral në kërkim të kohës me shpresën që do avancojë kauza e tyre dhe jo e kundërshtarit brenda PD”, tha Dervishi.

Lufta brenda selisë blu, sipas Lutfi Dervishit dhe Mentor Kikisë, lehtëson akoma më shumë punën e kundërshtarit politik që në këto zgjedhje duket më i relaksuar se kurrë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos