“Të evakuohen shqiptarët në Ukrainë në rast nevoje dhe të mbrohemi nga sulmet kibernetike”, Meta zbardh diskutimet në Këshillin e Sigurisë

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 18:38 | Politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku u diskutua rreth zhvillimeve më të fundit në kufirin Ukrainë – Rusi, si dhe rreth pasojave të një përshkallëzimi të mëtejshëm nga një agresion i mundshëm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Presidenti Meta theksoi në mënyrë të veçantë domosdoshmërinë e evidentimit dhe mbajtjes së kontakteve me qytetarët shqiptarë me banim të përkohshëm në Ukrainë dhe mundësimin e evakuimit të tyre në rast nevoje, vijimin e reformave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, forcimin e kapaciteteve kundër sulmeve kibernetike, marrjen e masave për rritjen e sigurisë së infrastrukturës strategjike dhe garantimin e rezervave të shtetit për çdo rast, si dhe ndjekjen me vëmendje maksimale të zhvillimeve në rajonin tonë.

https://a2news.com/2022/02/14/rusia-ka-rrethuar-ukrainen-ja-nga-ku-mund-te-sulmoje/
https://a2news.com/2022/02/14/shqiperia-perserit-thirrjen-ndaj-rusise-situata-te-zgjidhet-diplomatikisht/

Presidenti Meta dhe anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare konfirmuan se, Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, si dhe nxit dialogun dhe rrugën paqësore për zgjidhjen e krizës aktuale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos