Projektligji i ri: Zyrtarët të paguajnë vetë dëmin që i shkaktojnë buxhetit të shtetit

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 13:15 | Politikë

Një projektligj i depozituar në Kuvend më 8 shkurt 2022, nga deputeti Bujar Leskaj, parashikon që “zyrtarë të të gjitha niveleve, duhet të paguajnë nga xhepi i tyre dëmet e shkaktuara në buxhetin e shtetit, për shkak të veprimeve të tyre të paligjshme, mosveprimit, shpërdorimit të detyrës apo aferave korruptive”.

Nisma ligjore, që është siguruar nga A2 CNN, synon që të ngarkohen drejtpërdrejtë me faturën e kthimit të parave në buxhetin e shtetit, zyrtarët që kanë shkaktuar dëmin ekonomik.

Nga ky projektligj për përgjegjësinë financiare të punonjësve publikë, përjashtohen vetëm gjyqtarët dhe prokurorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos