Komiteti Teknik: Situata është përmirësuar, por masat nuk ndryshojnë edhe për dy javë

Nga A2 CNN
24 Mars 2021, 15:17 | Aktualitet
Komiteti Teknik: Situata është përmirësuar, por masat nuk

Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë bëri të ditur se ka vendosur të mos ndryshojë masat kundër koronavirusit edhe për dy javët e ardhshme.

“Ka vazhduar tendenca në rënie e indikatorëve, ka rënie edhe të numrit të të shtruarve në spital. Po ashtu, Shqipëria ka vazhduar me procesin e vaksinimit, deri tani janë vaksinuar 52 mijë qytetarë. Por, në Europë kemi disa vende që kanë rritje të numrit të rasteve dhe disa vende kanë hyrë edhe në atë që quhet valë e tretë. Prandaj, pavarësisht uljes së indikatorëve, situata mbetet delikate dhe nuk mund të jemi të kënaqur. Për këtë arsye komiteti ka vendosur që masat të mbesin në të njëjtin nivel edhe për dy javë të tjera”, bëri të ditur Rakacolli.

https://a2news.com/2021/03/24/vaksinat-kineze-rama-fluturon-drejt-turqise/
https://a2news.com/2021/03/24/manastirliu-javen-qe-vjen-nis-vaksinimi-masiv/

Në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos