
Gjatë ditë së mërkurë priten kthjellime dhe temperatura të ulëta në të gjithë Shqipërinë; vlerat termike të mëngjesit luhaten nga -5 në zonat malore deri 6 gradë celsius në vijën bregdetare.
Mesdita sjell vranësira kalimtare në të gjithë vendin, më të shpeshta në zonat lindore ku do të ketë momente të shkurtra me flokë dëbore, kryesisht në skajet verilindje-juglindje.
Me gjithë kthjellimet e shumta, temperaturat e mesditës mbeten të ulëta; nga 5 gradë në terrenet malore në 12 gradë celsius vlerat maksimale në ultësirën perëndimore.
Era mbetet mesatare gjatë paradites, por pritet forcim i saj në mesditë dhe fillimin e pasdites, kur shpejtësia e erës arrin rreth 60 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke mbajtur dallgëzimin në det 4-5 ballë. (A2 Televizion)