Kompetencat e presidentit të Kosovës, Kurti kërkon opinionin e “Venecias”

Nga A2 CNN
2 Maj 2020, 13:26 | Kosova
Kompetencat e presidentit të Kosovës, Kurti kërkon opinionin e

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kërkon opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me kompetencat e presidentit në shpërndarjen e kuvendit dhe propozimin e të mandatuarit për kryeministër, pas mocionit të mosbesimti.

Në një deklaratë, zyra e Kurtit bën me dije se duke konsideruar situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venecias do të shërbente për forcimin e demokracisë dhe të drejtës kushtetuese.

Kjo është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venecias, lidhur me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre. Më 30 prill, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dekretoi kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Po të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se presidenti ka marrë një vendim antikushtetues. Gjykata vendosi në favor të Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi, deri më 29 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos