
Gjykata e Posaçme përfundoi seancën për vlerësimin e masave të caktuara në mungesë për 8 persona të akuzuar për koncensionin e sterilizimit.
Gjatë seancës, të dyshuarit kanë kërkuar masa më të buta sigurie. Avokatja e ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, Elvira Hysa, kërkoi masë më të butë sigurie se "arresti në burg" edhe kundrejt garancisë pasurore.
Për të tetë personat e dyshuar u lanë të pandryshuara masat e sigurisë. (A2 Televizion)