
Një 22 vjeçar nga Konispoli është vënë në pranga nga policia e Sarandës pasditen e së enjtes, nën akuzën e kundërshtimit me dhunë të efektivit të policisë, posedim narkotikësh dhe municionesh.
I riu teksa udhëtonte me makinën e tij në fshatin Vrinë, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe shtoi shpejtësinë duke goditur një agjent të policisë kriminale, i cili mbeti i plagosur.
Pas një ndjekje që zgjati disa minuta, i riu K.M. u ndalua dhe gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit kokainë si dhe dhjetëra fishekë automatiku.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin pa leje drejtimi, dhe pa pasur dokumentacionin përkatës për këtë automjet. (A2 Televizion)