Konferenca me Stoltenberg, Shqipëria kërkoi bazë të NATO-s në Pashaliman

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 10:57 | Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, konfirmoi se Shqipëria ka kërkuar ngritjen e një baze detare të Aleancës në Shqipëri. Baza e dyte, pas asaj ajrore në Kuçovë, është propozuar të ngrihet në Pashaliman. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, i është drejtuar pak ditë më parë më një letër, e cila është e klasifikuar sekret, Komandantit Suprem të NATO-s Tod Wolter, ku shprehet gatishmëria që NATO të ketë një bazë detare për operacionet e saj, në Pasha Liman. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me Presidentin Ilir Meta, tha se aleanca nuk ka ende një vendim për këtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos