
260 studiues, autorë e bashkautorë, janë bërë bashkë në një konferencë ndërkombëtare për tërmetet.
Ata kanë referuar para një publiku të gjerë, për rreth 100 tema dhe argumente, në një konferencë që nisi më 26 nëntor dhe që zgjat tri ditë në kryeqytetin tonë.
"Tërmeti i nëntorit ishte një nga ato goditje që vendi ynë nuk e përjetonte prej kohësh, që nga 15 prilli i vitit 1979, kur në Shkodër e Lezhë, pati dëmtime. Goditjet e shtatorit, por më shumë ato të nëntorit të vitit të shkuar ishin më të fortat që shënohen në territorin tonë, pas gati 40 vitesh. Një tërmet të tillë unë nuk e kisha parë ndonjëherë. Pllaka euroaziatike lëvizi dhe shkoi mbi pllakën afrikane, dhe kjo lëvizje thuasje ka lëvizur dy kontinentet. Ky është një fakt, i matur madje me pajisje nëpërmjet satelitëve dhe ne jemi këtu për të studiuar këto lëkundjet e tokës.”, u shpreh akademiku Shyqyri Aliaj.
Në kushtet e pandemisë akademikët e huaj i janë bashkuar kësaj konference ndërkombëtare përmes lidhjeve teknologjike për të dhënë eksperiencën e tyre mbi lëkundjet e tokës. Pritet që temat e këtyre studiuesëve të botohen së shpejti nga academia e shkencave. (A2 Televizion)