
Konfindustria mbështet aksionin e qeverisë kundër informalitetit, ndërsa vlerëson se kjo nismë për formalizimin e ekonomisë nuk duhet të mbetet vetëm në kuadrin e një aksioni të përkohshëm.
Ngarkesa e madhe fiskale, korrupsioni dhe lufta për mbijetesë e operatorëve në kushtet e ngadalësimit ekonomik janë edhe faktorët kryesorë, sipas Konfindustrisë, që rrisin shkallën e lartë të informalitetit në ekonomi.
Vëmendje e veçantë, sipas saj, duhet të fokusohet tek karburantet, i evidentuar edhe si një ndër sektorët me risk pas atij të turizmit dhe ndërtimit, ku do të fokusohet edhe aksioni i Hetimit Tatimor.
Dëmet financiare, sipas Konfindustrisë, që i shkaktohen buxhetit të shtetit, qytetarëve dhe bizneseve vetëm nga sektori i karburanteve arrijnë në mbi 150 milionë euro në vit. (A2 Televizion)