Ndërron jetë personi i parë me koronavirus në Francë

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 10:43 | Bota
Ndërron jetë personi i parë me koronavirus në Francë

Në Francë është shënuar viktima e parë nga koronavirusi. Një 60-vjeçar, i cili ishte shtruar në spitalin Pitié Salpêtrière, një ditë më parë, ka ndërruar jetë gjatë natës.

Lajmi është konfirmuar nga Jérôme Salomon, drejtori i përgjithshëm i Shëndetit Publik. Nga 17 personat e infektuar me koronavirus në Francë, 60-vjeçari është personi i parë që ka ndërruar jetë.

Salomon ka bërë të ditur se një 55-vjeçar ndodhet në situatë të rëndë klinike dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ndërkohë, personi i fundit që është konfirmuar me koronavirus në Francë, është një 36-vjeçar, i cili kishte vizituar së fundmi Veriun e Italisë, por ndodhet në gjendje të qëndrueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos