Plagoset me thikë 15 vjeçari, u qëllua nga një bashkëmoshatar

Nga A2 CNN
4 Maj 2022, 09:48 | Kronikë
Plagoset me thikë 15 vjeçari, u qëllua nga një

Një 15 vjeçar ka mbetur i plagosur në qytetin e Durrësit, pas një sherri me një bashkëmoshatar të tij që degradoi deri në përdorimin e mjeteve të ftohta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 të qytetit ku shtetasi A. Ç. gjatë një konflikti për motive të dobëta, goditi me thikë në këmbë, një bashkëmoshatar të tij.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka shoqëruar A. Ç. për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos