
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnatës në Kavajë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 të këtij qyteti, ku janë përfshirë dy 34-vjeçarë pas një konflikti për motive të dobëta.
Mësohet se shtetasi me iniciale E. S. ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh. , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po kontrollon zonën për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)