Shiste disa herë të njëjtin apartament, dënohet me 6 vite burg ndërtuesja

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 13:14 | Kronikë
Shiste disa herë të njëjtin apartament, dënohet me 6 vite

Gjykata e Tiranës dënon me 6 vite burg sipërmarrësen Vjollca Hoxholli, e akuzuar për "mashtrim me pasoja të rënda".

Vjollca Hoxholli u arrestua në vitin 2018 pas dyshimeve se në drejtimin e kompanisë së ndërtimit "Hoxholli Sh.P.K.", shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Sipas prokurorisë, ajo ka përfituar gati 318 mijë euro përmes mashtrimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos