
Rindezja e konfliktit mes Palestinës dhe Izraelit ka marrë vëmendjen e mbarë botës. Protesta dhe manifestime të ndryshme janë mbajtur në mbështetje të të dyja palëve.
Qindra qytetarë në Kosovë, Serbi, Turqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të tjera dolën në rrugë në mbështetje të Palestinës.
Ndërsa ndërtesat publike dhe qeveritare në Austri dhe Ukrainë valëvitën flamurin e Izraelit në shenjë mbështetje. Në Europë shumë manifestime nuk janë lejuar nga frika e shfaqjes së sloganeve anti-semitike. (A2 Televizion)