Konflikti Izrael – Palestinë, sulme ajrore pas mësymjes në Rripin e Gazës

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 09:50 | Bota
Konflikti Izrael – Palestinë, sulme ajrore pas mësymjes në

Militantët e Gazës dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr gjatë natës, ndërsa tensionet mes palëve u rindezën fuqishëm, pas një mësymje të ushtrisë së Tel Avivit në Rripin e Gazës, ku mbetën të vrarë 9 persona. Kjo ishte ofensiva më vdekjeprurëse në territorin e pushtuar në gati dy dekada.

Hamasi lëshoi rreth 5 raketa kundër izraelit, 3 prej të cilave u interceptuan. Sakaq sulmet ajrore të Tel Avivit shënjestruan një fabrikë të prodhimit të raketave për militantët e po ashtu zona të trajnimit të militantëve.

Sirenat e alarmit u dëgjuan në jug të Izraelit, por nuk pati raportime për viktima. Sulmet u dukën të kufizuara, si për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit në një luftë të plotë. Megjithatë, autoriteti palestinez tha se do t'i jepte fund koordinimit për sigurinë me Izraelin, një aranzhim që kishte ndihmuar në ruajtjen e rendit në Bregun Perëndimor.

Përballë agresionit të vazhdueshëm kundër njerëzve tanë dhe shkeljen e marrëveshjeve të nënshkruara, konsiderojmë se koordinimi i sigurisë me qeverinë pushtuese të izraelit, nuk ekziston më.

Kryeministri Benjamin Netanjahu deklaroi se Tel Avivi nuk dëshironte përshkallëzimin e situatës, edhe pse urdhëroi vendosjen e forcave të sigurisë në gjendje gatishmërie. Izraeli dhe Hamasi janë përballur në 4 luftëra dhe një sërë përplasjesh më të vogla që kur grupi i militantëve mori pushtetin në gaza, nga forcat rivale palestinezë në 2007.

Ushtria izraelite bëri të ditur se operacioni i së enjtes në qytezën e Jenin në bregun perëndimor, synonte arrestimin e militantëve Islamikë, që siç thuhet, po planifikonin një sulm madhor. Gjatë mësymjes, mbetën të vrarë 7 militantë dhe një grua 61-vjeçare. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/26/perleshje-te-dhunshme-ne-bregun-perendimor-ushtria-izraelite-vret-9-palestinez/

A2 CNN Livestream

Latest Videos