Tanket gjermane dhe amerikane në Ukrainë, rusët: Do t’i kthejmë në skrap

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 20:51 | Bota
Tanket gjermane dhe amerikane në Ukrainë, rusët: Do t’i

Rusët nuk janë aspak të shqetësuar për faktin se Perëndimi po ndihmon me tanke Ukrainën.

Në rrugët e Moskës, qytetarët u pyetën për këtë çështje dhe njëri prej tyre tha se tanket e dërguara nga Gjermania dhe SHBA-ja “do të kthehen në skrap” nga forcat ruse dhe më pas mund të shkrihen dhe të përdoren për të bërë tanke të reja ruse.

Edhe disa gazeta ruse nuk i dhanë rëndësi dërgimit të tankeve në Ukrainë nga ana e Perëndimit.

Ndërkohë, Kremlini zyrtar reagoi duke thënë se “Amerika dhe Europa po bëhen pjesë e konfliktit në Ukrainë”.

“Kemi deklarata të vazhdueshme nga kryeqytetet europiane dhe Uashingtoni se dërgimi i sistemeve të ndryshme të armëve në Ukrainë, përfshirë tanket, nuk i përfshijnë në asnjë mënyrë këto vende të aleancës në konfliktin në Ukrainë. Ne në Moskë e kundërshtojmë kategorikisht këtë. Gjithçka që po bëjnë ato kryeqytete dhe ajo aleancë, ne i konsiderojmë si përfshirje të drejtpërdrejt në konflikt,” u shpreh Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Ky reagim i drejtohet veçanërisht presidentit amerikan, Joe Biden, i cili shprehimisht tha se ndihmat ushtarake për Ukrainën nuk duhet të konsiderohen “një kërcënim” apo “ofensivë” kundër Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit nuk ishte zyrtari i vetëm në Moskë që i ra “gongut” paralajmërues të një lufte të madhe.

“SHBA dhe NATO janë bërë palë në konfliktin në Ukrainë dhe synojnë të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për ta zgjatur këtë konflikt ushtarak. Edhe me përfundimin e fazës së nxehtë të konfliktit në Ukrainë, bota anglo-saksone nuk do ta ndalë luftën e saj të fshehtë kundër Rusisë dhe aleatëve të saj,” deklaroi Nikolay Patrushev, sekretar i Këshillit të Sigurisë i Rusisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/26/dergimi-i-tankeve-ne-ukraine-rusia-shba-dhe-nato-po-perfshihen-drejtperdrejt-ne-lufte/
https://a2news.com/2023/01/26/tanket-70-tonesh-amerikane-qe-po-tmerrojne-putinin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos