Konflikti me presidentin, Dvorani i kërkon më shumë kohë nga KLGJ

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 19:45 | Aktualitet
Konflikti me presidentin, Dvorani i kërkon më shumë kohë nga

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, nuk i ka dhënë mendim KLGJ-së në lidhje me përfundimin e mandatit të tij.

Përmes një shkrese zyrtare, ai i ka kërkuar këtij institucioni më shumë kohë për përgatitjen e qëndrimit të tij. KLGJ i kërkoi mendim Dvoranit për shkak të letrës së dërguar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ku kërkohej ndërprerja e mandatit të tij si gjyqtar i Lartë dhe si drejtues i KED.

Sipas kreut të shtetit, mandati i Dvoranit kishte përfunduar në momentin që në Gjykatën e Lartë ishin emëruar tre anëtarë të rinj. Prej disa muajsh kreu i shtetit është përfshirë në një konflikt me KED, që kulmoi me një kallëzim penal të Ilir Metës drejt Dvoranit, kallëzim që po hetohet nga SPAK.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos