“Pamë varg të gjatë makinash që prisnin në radhë për të kaluar në Poloni dhe krizë humanitare”

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 07:57 | Aktualitet
“Pamë varg të gjatë makinash që prisnin në

Ekipet e A2 CNN ndodhen në terrenin e luftës në Ukrainë, reporteri Ervin Koçin ne Prezemysl në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën, aty ku është edhe pjesa më e madhe e refugjatëve që janë larguar nga vendlindja e tyre për shkak të luftës. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me "Dita jonë", gazetari Ervin Koçi ka raportuar mbi zhvillimet më të fundit dhe situatën atje.

Raportimi i gazetarit Ervin Koçi:

Eksodi më i madh i ukrainasve për të kërkuar mbrojtje. Pamë varg të gjatë makinash që prisnin në radhë për të hyrë në shtetin polak. Lejohej kalimi vetëm për gratë dhe fëmijët e mitur, ndërsa burrat nga 18-60 vjeç duhet të ktheheshin për të qenë pjesë e rezistencës. Kemi krizë humanitare se krahas ukrainasve, kishte dhe vende nga lindja e Mesme dhe Afrika si një portë për në BE dhe mënyra e menaxhimit ishte e thjeshtë për ukrainasit, kurse për të tjerët ishte një procedurë ndryshe.

Janë ngritur çadra strehimi për trajtim mjekësor, veshmbathje dhe ushqim dhe pastaj bëhet transporti në qytete të tjera. 380 mijë ukrainas kanë kaluar kufirin dhe rreth 50 mijë të tillë e kalojnë çdo ditë udhëtimin.

Radha ishte e konsiderueshme, por jo aq dramatike sa para disa ditësh, kur radha është 3 km nga 40 km që ishte pak ditë më parë. Ka pasur dhe të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos