Konflikti Rusi-Ukrainë drejt zgjerimit, një tjetër vend kërcënon se do të dërgojë trupa

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 12:39 | Bota
Konflikti Rusi-Ukrainë drejt zgjerimit, një tjetër vend

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, deklaroi për mediat se trupat bjelloruse nuk janë aktualisht të përfshira në sulmin rus ndaj Ukrainës, por nëse kjo gjë do të jetë e nevojshme, atëherë kjo gjë mund të ndodhë.

Kujtojmë që më herët, Rusia përdori dhe kufirin bjellorus për të futur ushtrinë e saj në Ukrainë, e cila qëndronte në pozicion gatishmërie prej disa javësh.

“Po e përsëris sërish. Trupat tona nuk janë atje. Por nëse është e nevojshme për Bjellorusinë dhe Rusinë, ato do të jenë”, u shpreh Lukashenko për agjencinë e lajmeve Belta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos