Ukraina është zgjuar nga sulmet e Rusisë ditën e sotme, të cilat edhe pse priteshin prej ditësh, sërish kanë shkaktuar frikë dhe panik në vend.
Edhe pse Putin ka deklaruar se civilët nuk do të sulmohen, pasi sipas tij Rusia po vepron për vetëmbrojtje, sërish ai i ka kërkuar ushtarëve ukrainas që të dorëzojnë armët, ndërsa pushtimi ka nisur nga disa drejtime.
Deri tani, nga Ukraina raportohet për 8 ushtarë të vrarë, ndërsa nëpër autostrada janë krijuar radhë të gjata me makina me civilë që kërkojnë t’i shpëtojnë luftës, duke u drejtuar nga qytetet perëndimore të vendit, pranë Polonisë dhe trupave të NATO-s. (A2 Televizion)

Tymi ngrihet nga një aeroport ushtarak në Chuhuyev, në Ukrainën lindore/ Getty Images 
Policia ukrainase inspekton mbetjet e një rakete të hedhur në Kiev/ Reuters 
Njerëzit presin në radhë jashtë një banke në Kramatorsk, në rajonin Donbas/ Getty Images 
Një grua lutet në Sheshin e Pavarësisë së Kievit. Getty Images 
Banorët mbledhin sendet dhe kafshët shtëpiake dhe kërkojnë siguri në metro/ Getty images 
Radhë të gjata krijohen në Kiev/ Getty images 
Njerëzit shihen të përqafuar në rrugët e Kievit/ Getty Images 
Trupat ruse kalojnë kufirin ukrainas/ Getty Images 
Radhë të mëdha trafiku krijohen në Kiev/ Getty Images 
Një baba kujdeset për të birin, ndërsa familja e tij strehohet në një stacion metroje/ Getty Images
Galeria fotografike ( )