Pushtimi rus, Lulzim Basha: Të mbajmë një qëndrim të qartë ndaj këtij agresioni

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 11:51 | Bota
Pushtimi rus, Lulzim Basha: Të mbajmë një qëndrim të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përsëriti qëndrimin nga foltorja e Kuvendit që Shqipëria të mbajë një qëndrim të qartë e të paekuivok për agresionin e Rusisë kundër sovranitetit, lirisë dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Basha shtoi se Ukraina u zgjua të enjten nën një agresion rus të paprovokuar.

“Kemi detyrimin tonë moral së pari në raport me aleatët tanë në NATO dhe me një vend që është zgjuar nën agresionin Rus. Dhe së dyti në raport me aspiratat tona kombëtare dhe me detyrimet tona karshi partnerëve tanë të mbajmë një qëndrim të qartë e të paekuivok për agresionin e Rusisë kundër sovranitetit, lirisë dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos