Mediat ruse: Raketa ukrainase kanë goditur dy anije civile në detin Azov

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 12:30 | Bota
Mediat ruse: Raketa ukrainase kanë goditur dy anije civile në detin

Mediat ruse deklarojnë se dy anije civile mallrash me flamur rus, kanë qenë objektiv i sulmeve me raketa nga Ukraina në Detin Azov.

“Në orën 11, dy anije civile mallrash “SGV-FLOT” dhe “Seraphim Sarovskiy” u sulmuan nga forcat e armatosura ukrainase  në Detin Azov. Raketat u lëshuan nga Mariupoli”, shkruhet në njoftimin e shërbimit kufitar.

Sipas të dhënave paraprake, një person në anije u plagos rëndë, ndërsa dëmet tek to janë shumë të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos