Zjarr në Memaliaj, digjen disa hektarë me pyje

Nga A2 CNN
9 Gusht 2022, 09:12 | Kronikë
Zjarr në Memaliaj, digjen disa hektarë me pyje

Zjarr në fshatin Levan të Memaliajt. Digjen disa hektarë me pyje dhe shkurre. Flakët e zjarrit kanë qenë agresive në orët e vona të natës derisa janë shuar në orët e para të mëngjesit të sotëm falë ndërhyrjes së Repartit Zjarrfikës të Memaliajt.

Si rezultat janë shkrumbuar 4 hektarë pyje dhe 2 hektarë shkurre.

Zjarri është vënë nën kontroll të plotë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mendohet se zjarrvënësi ka qenë një bari i zonës, i cili është shpallur në kërkim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos