"Königreich Deutschland", brenda Mbretërisë së vetëshpallur që nuk e njeh Gjermaninë

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2022, 15:22 | Bota

Në zonat e thella të Gjermanisë lindore, ndodhet një kufi i padukshëm. Frëngjitë e një kështjelle mbresëlënëse dalin nga majat e pemëve. Një tabelë në derën e saj të përparme informon solemnisht vizitorin se ata kanë hyrë, në fakt, në një vend të ri.

"Königreich Deutschland" (Mbretëria e Gjermanisë) është një shtet i pavarur i vetëshpallur, i kompletuar me mbretin e vet të vetë-emëruar. Pjetri i Parë, siç preferon të njihet, na pret në një sallë mjaft të zymtë të veshur me dërrasa druri.

Ka rreth një dekadë që nga kurorëzimi i tij dhe themelimi i të ashtuquajturës Mbretëri e tij, e cila prodhon paratë e veta, printon kartat e veta të identitetit dhe ka flamurin e vet.

Ai është ai që njihet në Gjermani si "Reichsbürger" (Qytetar i Rajhut), një nga rreth 21,000 njerëz që përcaktohen nga agjencitë e inteligjencës së vendit si teoricienët e konspiracionit që nuk e njohin legjitimitetin e shtetit gjerman të pasluftës.

Ata janë bërë të njohur këtë javë, me arrestimin e 25 personave në bastisjet në Reichsbürger të dyshuar për komplot për të sulmuar ndërtesën e parlamentit gjerman, Reichstag, në një përmbysje të dhunshme të qeverisë.

Mbreti Pjetër thotë se ai nuk ka qëllime të tilla të dhunshme, por ai beson se shteti gjerman është "shkatërrues dhe i sëmurë".

"Unë nuk kam asnjë interes të jem pjesë e këtij sistemi fashist dhe satanik," thotë ai.

Emri i tij i vërtetë është Peter Fitzek dhe aktivitetet e tij të paligjshme e kanë futur shpesh atë në konflikt me ligjin gjerman. Gjermania nuk e njeh mbretërinë e tij apo dokumentet e tij identifikuese.

Fitzek ka një sërë shkeljesh rrugore, teksa është konstatuar duke ngarë makinën e tij pa patentë, ndërkohë që për disa vite ka qenë në burg për përvetësim të parave të qytetarëve të tij.

Teoritë dhe ideologjitë me të cilat ai e ka “ushqyer” popullin e tij në vitet e fundit, e veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë, duket se i rriti atij dhe mbretërisë së tij mbështetjen nga njerëzit.

Fitzek thotë se mbretëria e tij ka rreth 5 mijë qytetarë, madje banorë të zonave me kilometra larg këtij territori, e konsiderojnë veten si banorë të kësaj mbretërie. Ata nuk paguajnë taksat e shtetit gjerman dhe nuk preferojnë ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla, diçka që nuk është e lejuar në Gjermani. Madje, së fundmi ata kanë kërkuar që të kenë shërbimin e tyre personal shëndetësor.

Kjo ka bërë që, për vite të tëra “banorët e mbretërisë” të mos merrem më si lojë, por shteti gjerman ka nisur ti marrë ata seriozisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos