
Pas Covid-19, kriza e çmimeve po rrezikon të çojë konsumin e popullatës në rënie për të dytën herë në historinë e tranzicionit të vendit.
Edhe në vitin 1997, kur shumë tregues ekonomikë u përmbysën nga trazirat civile që shkaktuan falimentet e skemave piramidale, konsumi final i popullatës shënoi rritje me 3 për qind.
Rënie e konsumit konfirmohet edhe nga shifrat e Institutit të Statistikave, sipas së cilit në 5 muajt e parë të vitit u importuan mbi 122 mijë ton mallra më pak mallra se një vit më pare.
Specifikisht për ushqimet, sipas INSTAT importet në harkun e muajve janar-maj ranë me mbi 1 mijë e 500 tonë, ngjashëm me atë që ndodhi gjatë krizës ekonomike në vitin 2008. (A2 Televizion)