Shpërthen në flakë makina në Lungomare

Nga A2 CNN
3 Korrik 2022, 21:28 | Aktualitet

Një tjetër makinë ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e së dielës në zonën e Lungomares në Vlorë, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti tij Benz shpërtheu në flakë si pasojë e nxehjes, ndërkohë që personat që udhëtonin brenda tij kanë mundur të dalin.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe bëri të mundur fikjen e flakëve, ndërkohë që për disa minuta u shkaktua trafik në aksin drejt Skelës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos