Milan Kundera, shkrimtari që heton qenien

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 07:09 | Aktualitet
Milan Kundera, shkrimtari që heton qenien

Milan Kundera lindi në vitin 1929, në Çekosllovaki. Ai mërgoi në Francë, në vitin 1975 dhe më 1981 u bë shtetas francez i natyralizuar. Ka shkruar në çekisht dhe në frëngjisht.

Përkthimet e librave të tij në frëngjisht i ka korrigjuar gjithmonë vetë, ndaj dhe për këtë arsye ato nuk konsiderohen përkthime, por vepra origjinale.

Librat e tij u ndaluan nga regjimi komunist në Çekosllovaki, deri në rënien e këtij regjimi nga revolucioni Velvet në vitin 1989.

Edhe pas Revolucionit të Kadifenjtë, rënies së Perdës së Hekurt dhe krijimit të Republikës Çeke, shkrimtari nuk është rikthyer në vendlindjen e tij.

“Nuk kam ndonjë ëndërr për rikthim”, ka thënë ai njëherë gjatë një interviste. “Unë e mora Pragën time: aromën, shijen, gjuhën, mjedisin, kulturën.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos