
Kontabilistët janë ata që certifikojnë bilancet e bizneseve. E thënë ndryshe, që nxjerrin të gjitha llogaritë, edhe në rastin kur shifrat nuk përputhen. Me ndihmën e tyre ndodh fenomeni që rëndom njihet si bizneset me dy balanca.
Të dhënat e një studimi të Bordit të Mbikëqyrjes Publike tregojnë se pjesa dërrmuese e kontabilistëve në Shqipëri nuk janë të licencuar ose nuk përmbushin kriteret ligjore. Më saktësisht nga 2400 të tillë, vetëm 600 janë në përputhje me ligjin.
Studimi nxori në pah se nuk janë vetëm kontabilistët me probleme, por edhe kompanitë e auditimit. Në ekonomi, kontabilistët dhe kompanitë e auditimit janë mbrojtja e parë kundër pastrimit të parave dhe evazionit fiskal. Në rastet kur ata nuk janë në përputhje me ligjin edhe bilancet e bizneseve që kanë certifikuar, janë të dyshimta. (A2 Televizion)