Kontaktet e fshehta me Izraelin, protesta të dhunshme në Libi, pezullohet ministrja e Jashtme

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 12:48 | Bota
Kontaktet e fshehta me Izraelin, protesta të dhunshme në Libi,

Kryeministri i Libisë ka pezulluar ministren e tij të Jashtme, pasi u takua në fshehtësi me homologun e saj izraelit. Pavarësisht këtij vendi, protesta masive dhe të dhunshme shpërthyen në shtetin me shumicë myslimane.

Libia, një mbështetës i fuqishëm i kauzës së Palestinës, nuk e njeh Izraelin si shtet. Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, tha se takimi me Najla al-Mangoush, ishte një hap i parë historik në vendosjen e marrëdhënieve.

Megjithatë, këshilli presidencial i Libisë, që përfaqëson 3 provincat e këtij shteti, tha se normalizimi i raporteve me Izraelin është diçka e paligjshme. Zëdhënësi i parlamentit ka akuzuar ministren e Jashtme për tradhti të madhe.

Kryeministri i Libisë, Abdul Hamid Dbejbah, njoftoi nisjen e një hetimi ndaj ministres. Për takimin e ndodhur në Romë ka dy versione: Izraeli pretendon se ishte diçka e përgatitur deri në detaje prej kohësh, ndërsa ministrja e Jashtme e Libisë thotë se ishte diçka e improvizuar në moment, gjatë një samiti në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos