
Në një kohë kur masat parandaluese kundër koronavirusit, veçanërisht në dy portet kryesore në vend, atë të Durrësit dhe Vlorës sa vijnë dhe bëhen me rigoroze, janë vetë pasagjerët shqiptarë dhe italianë, ata të cilët apelojnë për të mos përhapur panik dhe frikë.
“Masat e kontrollit duhet të jenë, por jo të alarmohemi. Nuk ka vend për panik”, shprehet një udhëtare.
“Këto janë lajme për mediat. Bota ka kaluar shumë viruse. Më shumë persona po vdesin nga viruset në spitale, se sa nga ky grip”, shprehet një tjetër udhëtar.
“Besoj se po bëhet me shumë publicitet se sa është realisht problem. Rastet e vdekjeve janë persona me sëmundje të tjera kronike”, thotë një shtetas italian.
Ndërkohë, përveç kontrolleve të temperaturës dhe gjendjes shëndetësore, autoritet mjekësore në pikat kufitare po mbajnë shënim emrat, adresat dhe numrat e telefonave të personave që vijnë nga zonat e prekura në Itali me koronavirus, për të ndjekur për 14 ditët e ardhshme ecurinë e shëndetit të tyre. (A2 Televizion)