“Një maskë 500 lekë”, Prokuroria nis hetimet

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 12:47 | Aktualitet
“Një maskë 500 lekë”, Prokuroria nis hetimet

Alarmi i koronavirusit rriti ndjeshëm kërkesat për maska dhe produkte të tjera që parandalojnë simptomat e gripit.

Për këto raste, mësohet se këtë të martë, Prokuroria e Tiranës ka nisur kryesisht hetimet për abuzimet me çmimet. Hetimet kanë nisur pas informacioneve në media dhe shqetësimit të qytetarëve.

Farmacistë, të pyetur një ditë më parë nga A2, u shprehën se ka një mungesë të theksuar të maskave, ndërsa theksojnë se për këtë arsye disa farmaci i kanë shitur edhe me 500 lekë maskat e thjeshta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/24/ka-mungese-ne-farmaci-nje-maske-me-efekt-8-ore-shitet-me-500-leke/

A2 CNN Livestream

Latest Videos