Për herë të parë, kampi i muxhahedinëve hapi dyert për mediat shqiptare për të depërtuar si rrallë herë në brendësi të tij. Forcat e policisë hasën edhe me rezistencën e iranianëve brenda në kamp, ndërsa një prej efektivëve u lëndua dhe mori trajtim mjekësor. Urdhri për kontrolle u lëshua nga gjykata pas dyshimeve për terrorizëm dhe sulme kibernetike. Aksioni, i cili u drejtua nga kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, hasi në rezistencën e muxhahedinëve, të cilët kundërshtuan forcat blu në zbatimin e ligjit, ndërsa në mbyllje të kontrolleve arritën të largojnë nga kampi efektivët. (A2 Televizion)
Kontrollet te muxhahedinët, tensione në kamp, iranianët pretendojnë se u dhunuan nga policia
