Kopshti zoologjik nën akuzë se po përdor njerëz të veshur si kafshë, vjen reagimi

Nga A2 CNN
31 Korrik 2023, 19:17 | Lifestyle

Një kopsht zoologjik në Kinë siguroi vizitorët e tij se “arinjtë e diellit” që ka në park janë realë dhe jo njerëz të maskuar, pasi një video e gjitarit që u shfaq në rrjetet sociale shkaktoi reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

Në pamje dukej një prej arinjve teksa qëndronte në këmbë, i cili për shumë ndjekës ishte thjesht një njeri i maskuar mirë me një veshje lëkure.

Për drejtuesit e kopshtit zoologjik, arinjtë e diellit, një specie e rrezikuar, kanë madhësinë e një qeni të madh dhe shumë njerëz nuk i njohin ata fare apo mënyrën sesi sillen.

Postimi i kopshtit zoologjik Hangzhou vë në dukje se arinjtë janë rreth 1.3 m të gjatë kur ngrihen në këmbët e tyre të pasme, që është më pak se gjysma e madhësisë së arinjve gri në Amerikën e Veriut.

Për të shuar çdo dyshim, drejtuesit e kopshtit zoologjik kanë ftuar të gjithë gazetarët dhe kureshtarët që të shkojnë dhe të verifikojnë nga afër nëse arinjtë e tyre janë të vërtetë apo jo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos