Korça zgjohet nga lëkundjet e tokës, intensiteti 5.3

Nga A2 CNN
1 Qershor 2019, 07:51 | Aktualitet

Banorët e Shqipërisë juglindore janë zgjuar sot në orët e para të mëngjesit nga lëkundjet sizmike.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, të paktën tre lëkundje me intensitet maksimal 5.3 kanë goditur zonën përreth Korçës.

Lëkundjet kryesore janë regjistruar në orën 04.26, 04.31 dhe 04.52 të mëngjesit.  

Lëkundjet janë ndjerë qartazi nga banorët e Korçës, dhe shumë prej tyre kanë dalë nga banesat.

Nuk regjistrohen ende dëme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos