Rama kërkoi përjashitmin e Spiropalit nga PS, Berisha: Nuk pati kurajon e deputetes Koçeku

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2026, 13:22 | Politikë

Rama kërkoi përjashitmin e Spiropalit nga PS, Berisha: Nuk pati

Pas lajmit të publikuar në media se kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS, kreu demokrat Sali Berisha është pyetur nga qytetarët në rrjetet sociale, për një koment mbi këtë vendim. Sipas Berishës ajo nuk pati kurajon e Marjana Koçekut, pasi i dha votën Ramës për territorialen, por thekson ai, më mirë vonë se kurrë.

“Elisa Spiropali nuk pati kurajën, duhet ta them, nuk pati kurajën e deputetes Koçeku, por i dha votën Edi Ramës edhe atëherë kur nuk duhej ta votonte kurrë. Natyrisht më mirë vonë se kurrë edhe ajo, dhe shpresoj që të ketë edhe deputetë të tjerë që në këto çaste kritike për vendin të rreshtohen në anën e qytetarëve”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos