Makthet e Maguire nuk kanë fund, kërcënohet me bombë në shtëpi

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 10:32 | Futboll
Makthet e Maguire nuk kanë fund, kërcënohet me bombë në

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, po kalon momentet më të errëta të karrierës së tij. Në fushën e lojës, ai është duke zhvilluar ndeshjet më të dobëta, ndërsa kjo evidentohet edhe nga tifozët në rrjetet sociale, ku po bombardohet me komente të vazhdueshme.

Por nuk përfundon këtu. Të enjten, ai mori një kërcënim me bombë në shtëpinë e tij, ku jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël. Futbollisti denoncoi rastin në polici, e cila mbërriti menjëherë në banesën në Cheshire, kreu kontrolle të imtësishme, por nuk gjeti asnjë objekt të dyshimtë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, Harry ka marrë një kërcënim serioz për shtëpinë e tij dhe familjen. Ai e ka denoncuar rastin menjëherë në polici. Siguria e familjes së tij është prioritet në këto momente”, tha një zëdhënës i futbollistit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos