Ndahet nga jeta këngëtari i madh lirik, Gjoni Athanas

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 16:44 | Aktualitet
Ndahet nga jeta këngëtari i madh lirik, Gjoni Athanas

Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare Gjoni Athanas, këngëtar i shquar i operës shqiptare. Athanas ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku edhe kishte lindur, në 4 nëntor 1925.

Athanas ishte edhe një ndër këngëtarët e fundit lirikë shqiptarë të shkolluar në ish-Bashkimin Sovjetik. Ndër rolet e shumta që ka luajtur, mbahet mend më shumë ai i Skënderbeut në veprën me të njëjtin emër të Prenk Jakovës.

Gjithashtu ka interpretuar edhe mjaft këngë këngëve popullore, patriotike dhe këngë lirike nga opera të ndryshme botërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos