Korçë, rrugët rurale të kalueshme me zinxhirë

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 16:23 | Aktualitet
Korçë, rrugët rurale të kalueshme me zinxhirë

Temperatura të ulta dhe reshjet e borës që kanë vazhduar përgjatë natës kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në Qarkun e Korçës.

Problematika janë vërejtur edhe në qarkullimin në rrugët në periferi të qytetit të Korçës, ku vështirësi ka patur edhe në kalimin e njerëzve.

Ndonëse rrugët kryesore nacionale janë të pastruara dhe kalohen pa problem, vështirësi janë hasur në rrugët rurale që lidhin qytetin me fshatrat. Në shumicën e këtyre rrugëve ka patur akull dhe borë, duke bllokuar për disa orë këto akse.

Ndërsa është e domosdoshme përdorimi i zinxhirëve. Problematikë është shfaqur edhe në aksin Korçë-Dardhë, aksi i cili në orët e para të mëngjesit ka qenë i bllokuar.

Mjetet borëpastruese dhe ato të bashkisë janë shpërndarë në të gjithë qarkun për të mbajtur të hapura rrugët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos