Rivlerësimi i banesave, Lame: Aplikimi “online” nis nga 7 Shkurti

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 15:29 | Aktualitet
Rivlerësimi i banesave, Lame: Aplikimi “online” nis nga 7

Nga 7 Shkurti, të gjithë qytetarët mund të aplikojnë “online” për të bërë rivlerësimin e banesave me vlerën e tregut.  

Sipas drejtorit të Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, procedura do të zgjasë deri më 30 Shtator dhe do të përfitojnë jo vetëm pasuritë e paluajtshme të legalizuara, por edhe ato që janë në proces regjistrimi. 

Individët që do të kryejnë rivlerësimin do të paguajnë 3% të diferencës midis vlerës së shtëpisë në momentin e blerjes dhe vlerës pas rivlerësimit, ndërsa për bizneset parashikohet 5%.

Në momentin e shitjes së këtyre pronave, pala shitëse që ka bërë rivlerësimin përfiton nga ulja e shumës që do të duhet të paguajë si tatim mbi fitimin.

Ndërsa tarifa për shërbimin e rivlerësimit për individët që kryejnë aplikimin pranë Kadastrës është 1200 lekë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos