Dallgët e mëdha në plazhin e Shëngjinit dhe atë të Velipojës kanë rrezikuar jetën e disa pushuesve nga Kosova. Në disa raste është dashur ndihma e pushuesve të tjerë për të ndihmuar disa prej tyre që të arrijnë në breg.
Në një video të bërë virale në internet pushuesit shihen teksa janë lidhur dorë për dorë duke krijuar një kordon disa metra për të nxjerrë nga uji pushuesit e bllokuar.
Fatmirësisht u nxorën nga uji të gjithë të bllokuarit, të cilët dallgët e detit i kishin tërhequr në thellësi. (A2 Televizion)