Një zjarr masiv ma përfshirë rreth orës 14:00 kurorën e pyllit në Vithkuq. Zjarri ndodhet në afërsi të kishës së Shën Pjetrit, një monument kulture me shume se 300 vjeçare duke rrezikuar seriozisht at.
Aktualisht në zonë janë dy zjarrfikëse të shërbimit të Korçës, një e forcave të armatosura dhe 1 tjetër është nisur nga Pogradeci Zjarrfikësit, FA dhe punonjës bashkë me banorë të zonës janë duke u përpjekur për të vënë nën kontroll flakët. Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm. Deri tani në këtë zonë janë mbi 3 ha pyje në zjarr.
Po ashtu vatra zjarri ka pasur dhe në Bashkinë e Maliqit, specifikisht në Beras, Zboq, Vashtemi dhe Moglicë. Në 3 fshatrat e parë zjarri është neutralizuar ndërkohë në Moglicë flakët janë nën kontroll. (A2 Televizion)