Rama reagon për zjarret në Vlorë: Prioritet mbetet evakuimi i banorëve

Nga A2 CNN
5 Gusht 2021, 16:31 | Aktualitet
Rama reagon për zjarret në Vlorë: Prioritet mbetet evakuimi i

Kryeministri Rama ka publikuar një video nga operacionet për shuarjen e zjarreve në Vlorë, ndërsa shkruan se prioritet mbetet evakuimi i banorëve, të cilëve u bën thirrje që të veprojnë sipas urdhrave të Mbrojtjes Civile.

“Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjorm në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat.

Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhrave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/a2-ne-lagjen-e-shkrumbuar-ne-neshte-te-gjormit/
https://a2news.com/2021/08/05/vater-zjarri-edhe-ne-vithkuq-rrezikohet-monumenti-i-kultures/

A2 CNN Livestream

Latest Videos