
Koreja e Jugut mori hapin zyrtar dhe ndaloi përdorimin e cigareve elektronike nisur nga të dhënat e fundit për demin që mund të shkaktojnë ato në organizmin tonë.
Zyrtarët marrin përsipër edhe përshpejtimin e punës dhe studimeve që konfirmojnë se ku ndikon konkretisht një produkt i tille, që dëmton imazhin e një sërë kompanive të mëdha që e shesin këtë produkt.
Situata po konsiderohet si një rrezik për shëndetin publik”, tha ministri i Shëndetësisë se Koresë së Jugut, teksa njoftoi vendimin.
Në fakt, janë një sërë vendesh në botë që po e tërheqin këtë produkt nga tregu në bazë të rezultateve paraprake për rritjen e sëmundjeve pulmonare te përdoruesit. (A2 Televizion)