Video makabre në TikTok, ISIS poston klipe ekzekutimesh të shoqëruara me zemra rozë

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 19:36 | Bota

Shteti Islamik ka nisur të përdorë edhe aplikacionin e famshëm TikTok, që shumicën e përdoruesve të tij e ka adoleshentë që postojnë video me kërcime dhe këngë, për të shpërndarë video makabre me tortura dhe ekzekutime.

Videot e para të ISIS-it janë zbuluar këtë javë dhe në fillim u mendua se ishin klipe propagande, por më pas u kuptua se disa prej videove tregonin edhe pamje tejet të dhunshme, të shoqëruara me “emoji” dhe zemra rozë.

Videot tashmë të fshira nga TikTok, sipas “Wall Street Journal”, tregonin anëtarë të ISIS-it të veshur me të zeza duke torturuar dhe duke i prerë kokën viktimave të tyre.

TikTok pati një shpërthim popullariteti në vitin 2018 dhe sot është aplikacioni i tretë më i shkarkuar në botë. ISIS është munduar të përhapë propagandën e tij më parë edhe në Facebook, Tëitter dhe YouTube. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos