Koreja e Veriut e mbyll vitin me lëshimin e raketave balistike

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2022, 08:47 | Bota
Koreja e Veriut e mbyll vitin me lëshimin e raketave balistike

Koreja e Veriut ka lëshuar tre raketa balistike me rreze të shkurtër drejt detit në lindje të gadishullit korean. Kjo breshëri e fundit vjen pesë ditë pasi Koreja e Veriut fluturoi dronët në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut për herë të parë që nga viti 2017.

Tre raketat balistike me rreze të shkurtër u lëshuan rreth orës 08:00 me orën lokale nga provinca e Veriut Hwanghae, në jug të kryeqytetit Phenian, tha Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.

“Lëshimi i raketave balistike nga Koreja e Veriut është një provokim i rëndë që minon paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean si dhe komunitetin ndërkombëtar”, shtuan ata.

Roja bregdetare japoneze njoftoi më herët se dy raketa kishin rënë në det.

Ky është lëshimi i 37-të i këtij lloji në vitin 2022 nga Pheniani, në ditën e gjashtë të plenumit të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë (WPK).

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un prezantoi një "raport historik" treditor, duke vendosur synimet për forcimin e aftësive të mbrojtjes në vitin 2023.

Uashingtoni tha se lëshimet e fundit të raketave nuk përbëjnë një kërcënim për SHBA-në ose aleatët e saj. Në fillim të këtij muaji, SHBA dhe aleatët e saj aziatikë vendosën sanksione ndaj tre zyrtarëve të lartë të Koresë së Veriut të lidhur me testet e fundit të raketave të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos