Koret raciste në Hungari-Angli, FIFA nis hetimet

Nga A2 CNN
4 Shtator 2021, 17:35 | Futboll
Koret raciste në Hungari-Angli, FIFA nis hetimet

FIFA ka nisur një procedim disiplinor në lidhje me thirrjet raciste që kishin në shënjestër lojtarët e Anglisë gjatë ndeshjes në Hungari, të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.

Raheem Sterling dhe Jude Bellingham ishin dy lojtarët që u ofenduan në kor nga tifozët hungarezë.

Lojtarët e Anglisë gjithashtu u qëlluan me sende të forta dhe në pjesën e dytë një flakadan u hodh në tapetin e gjelbër të “Puskas Arena”.

Kombëtarja angleze reagoi menjëherë për këto ngjarje të shëmtuara duke i cilësuar ato të papranueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos