Rritet përsëri numri i viktimave në 24 orët e fundit në Spanjë

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 12:14 | Bota
Rritet përsëri numri i viktimave në 24 orët e fundit në

743 persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në Spanjë në 24 orët e fundit, raportoi Ministria e Shëndetësisë, shifër në rritje krahasuar me ato të ditëve të fundit, që kishin rikthyer optimizmin për kapërcimin e situatës.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, situata mbetet drejt përmirësimit, pasi shifrat e të martave janë gjithnjë të larta, për shkak se në to futen edhe një pjesë e mirë e personave që kanë humbur jetën gjatë fundjavës, por që nuk janë raportuar në kohë.

Në total, numri i viktimave në Spanjë ka shkuar në 13 798, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në mbi 140 mijë, me 43000 të shëruar dhe mbi 7 mijë në terapi intensive.

Në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos