Dita Botërore e Shëndetësisë, Mattarella: Mjekët po e paguajnë me jetë përkushtimin

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 12:02 | Bota
Dita Botërore e Shëndetësisë, Mattarella: Mjekët po e

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë ka reaguar Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i cili ka shprehur mirënjohjen e tij për mjekët, që në këto ditë tejet të vështira të pandemisë botërore janë në vijën e parë të luftës.

“Mirënjohje për të gjithë mjekët, infermierët, asistentët dhe studiuesit që janë në vijën e parë. Ata punojnë deri në kufirin e forcës së tyre dhe shumë prej tyre e kanë paguar me jetë”, është shprehur Presidenti i Italisë.

Bilanci i viktimave në Itali në radhën e bluzave të bardha është me të vërtetë tragjik, pasi kanë ndërruar jetë 94 mjekë. Deri tani janë prekur mbi 6549 pjesëtarë të stafit mjekësorë, nga të cilët 1049 janë prekur vetëm 4 ditët e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos